Policia e Durrësit ka arrestuar një 19-vjeçar, banues në Kullë, pasi i ka marrë me dhunë një shumë parash një të miture.
Gjithashtu, nëpërmjet mashtrimit kompjuterik, ka përfituar një shumë parash nga dy shtetas të tjerë të mitur.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mashtrimi kompjuterik”, shtetasin A. M., 19 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës, pasi nëpërmjet kanosjes dhe shantazhit, i ka marrë një shumë parash, nje shtetaseje të mitur. Gjithashtu, nëpërmjet mashtrimit kompjuterik, ka përfituar një shumë parash nga dy shtetas të tjerë të mitur.”, tha policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





