Dy persona janë arrestuar nga policia në Durrës, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj nipit të tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Durrësit arrestuan në flagrancë shtetasit F. P., 65 vjeç dhe R. P., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj nipit të tyre.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.