Policia Rrugore ka vënë në pranga 3 drejtues automjetesh, pasi janë kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.
Mësohet se janë arrestuar shtetasit me iniciale: M. D., 26 vjeç, B. K., 62 vjeç dhe K. H., 41 vjeç, të tre banues në Durrës.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” shtetasit M. D., 26 vjeç, B. K., 62 vjeç dhe K. H., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





