Policia e Durrësit ka arrestuar një 24-vjeçar, pasi i është gjetur në banesë një sasi kanabisi dhe dy grirëse dhe sende të tjera që shërbenin për përpunimin e lëndës narkotike.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin B. D., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, dy grirëse lëndësh narkotike dhe sende të tjera që shërbejnë për përpunimin e lëndëve narkotike.” tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.