Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Durrës, pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit A. G., 33 vjeç dhe A. H., 59 vjeç, banues në Durrës, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.“, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





