Policia e Durrësit ka arrestuar një 51-vjeçar, banues në Zvicër, pasi është kapur duke ndihmuar për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nga porti i Durrësit një grua me dy fëmijët e saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” shtetasin Nj. S., 51 vjeç, banues në Zvicër, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, duke ndihmuar shtetasen E. R., 34 vjeçe, bashkë me dy fëmijët e saj, që të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme.“, tha policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





