Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim Ç. H., 29 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin e datës 22.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.“, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.