Në kuadër të operacioni policor “Bronzi”, ku u arrestuar 58-vjeçari me iniciale R.K., policia e Durrësit ka arritur të zbardh vjedhje të tjera në varrezat e qytetit.

Në njoftimin e policisë mësohet se 58-vjeçari ka kryer vjedhje në:

-Më datë 11.05.2021, ka vjedhur vazo bronzi në varezat e qytetit;

-Po në këtë, tek varrezat e fshatit Rrashbull, ka vjedhur vazo bronzi;

-Më datë 25.06.2021, ka dëmtuar disa varre në varezat e qytetit.

Njoftimi i policisë:

Durrës /Vijon operacioni policor “Bronzi”.

Si rezultat i hetimeve zbardhen dhe tri vjedhje të tjera, në varezat e qytetit.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Bronzi”, gjatë të cilit u vu në pranga 58-vjeçari R. K., i cili u kap në flagrancë duke vjedhur dhe shkatërruar varrezat e qytetit, si rezultat i hetimeve të thelluara u bë zbardhja edhe e disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas, konkretisht:

Më datë 11.05.2021, ka vjedhur vazo bronzi në varezat e qytetit;

Po në këtë, tek varrezat e fshatit Rrashbull, ka vjedhur vazo bronzi;

Më datë 25.06.2021, ka dëmtuar disa varre në varezat e qytetit.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.