Dhjetra efektivë policie janë pozicionuar në rrethrrotullimin e Urës Dajlanit.
Të informuar për protestën dhe synimin e qytetarëve për të bllokuar autostradën, ata janë stacionuar aty për ta shmangur këtë të fundit.
Qytetarët në momentin e fundit bënë lëvizjen e papritur.
Për të shmangur konfrontimin me blutë e Durrësit ata ndërruan drejtim.
Durrsakët momentalisht po kalojnë përgjatë rrugës së Shkozetit, prej nga ku do të vijojnë në drejtim të autostradës.





