Protestuesit nga dalja e autostradës në hyrje të rrugës së portit janë sportuar në rrethrrotullimin e këtij aksi rrugor.

Efektivët e policisë po i ndjekin nga pas me qëllim mbajtjen nën kontroll dhe neutralizimin e sa më shumë protestuesve.

Siç duket edhe nga pamjet që sjell “DurrësLajm“, blutë e Durrësit po mundohen t’i pozicionojnë qytetarët mbi trotuare për të mundësuar kështu qarkullimin e automjeteve në rrugë.

Momentalisht protestuesit po grumbullohen në hyrje të qytetit bregdetar, pranë semaforit të parë të rrugës “Adria”, që mund të sjellë edhe bllokimin e këtij aksi rrugor të rëndësishëm.