Është bërë publik lajmi i ndarjes nga jeta të mjekut të mirënjohur në Shijak, Xhemal Doçit.

Deputeti i Partisë Socialiste në Shijak, Jurgis Çyrbja i ka kushtuar mjekut të ndjerë një shkrim në rrjetin e tij social “Facebook”, ku ndër të tjera tregon se “doktor Xhemali, ishte mik shumë i mirë për të gjithë dhe respektohej nga të gjithë shijakasit. Ndaj largimi i tij do të ndjehet në qytet, pasi ka kontribuar shumë për komunitetin tone”.

Mjeku Doçi gjatë gjithë karrierës së tij tregoi profesionalizëm, kulturë, korrektësi, qytetari.

Kudo në Shijak flitet me respekt për atë, që iu gjend pranë pacientëve deri në momentet e fundit të jetës së tij.