Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi është kapur duke vjedhur në një pallat.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin S. C., 34 vjeç, banues në Shënavlash Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur në një pallat.”, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





