Policia e Durrësit ka ndaluar shtetasin E. Q., 28 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, sepse më datë 02.03.2022, pasi ka parë shërbimet e Policisë, ka braktisur motomjetin që e drejtonte në mënyrë të parregullt.

Po ashtu, Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit Z. B., 31 vjeç, F. S., 37 vjeç dhe N. B., 55 vjeç, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.