Policia e Durrësit ka arrestuar një 31-vjeçar nga Skrapari, të shpallur në kërkim për vjedhje.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Plazh kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. G., 31 vjeç, banues në Skrapar, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprën penale ‘Vjedhja’.”, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





