Policia e Durrësit ka arrestuar një 37-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim Marjan (Martin) Cara, 37 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 1 vit, 5 muaj e 22 ditë burg, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.