Shpërthimi me tritol në pronën e shtetasit Hysen Gashi mbrëmjen e djeshme ka habitur banorët e fshatit Katund i Ri në Durrës.

Në një pronocim për mediat, i afërmi i Gashit shprehet se motiv për ngjarjen mund të ketë qenë puna e 54-vjeçarit si efektiv i “Shqiponjave”. 

“Ne nuk mund t`i vemë gisht asnjërit për këtë punë. Kjo punë ka ardhur për shkak të detyrës, mund t`i ketë ngelur hatri ndonjërit dhe ka thënë po vij e po marr hak te Hyseni. Mesa di unë ka respekt i gjithë Durrësi për të. Kjo punë ka ardhur vetëm për shkak të detyrërs. Nuk kemi asnjë ngatërresë, as hakmarrje. Ka 30 vjet polic me `Shqiponjat`.”, u shpreh i afërmi.

Edhe vetë Gashi ka deklaruar pas ngjarjes se nuk ka konflikte me askënd, dhe dyshon që ngjarja të ketë ndodhur për shkak të detyrës që ai mban.

Policia po punon për të zbardhur ngjarjen dhe identifikimin e autorëve dhe pista kyresore që po heton është ajo për shkak të detyrës.