Detaje të reja janë mësuar në lidhje me plagosjen me armë zjarri që ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen nr.2 në Durrës.
Një prej banorëve të lagjes shprehet se autori i ngjarjes dhe familja e tij nuk janë njerëz problematikë dhe se shkak për konfliktin mund të ketë qenë edhe vendi për parkimin e makinës.
Ai thotë se 35-vjeçari Augert Zera nuk ka pasur për qëllim plagosjen e punëtorit Altin Sulku 43-vjeç, pasi ai ka qëlluar në tokë sa për t`i trembur por plumbat kanë kapur 43-vjeçarin.
“Ata janë njerëz punëtorë. Kanë një lokala atje poshtë, punojnë të gjithë bashkë, nuk janë problematikë. Por se si ka arritur konflikti ktu nuk e di. Thonë se punë parkimi makine. Di që ai çuni doli dhe gjuajti jo për t`i qëlluar në trup, por për ta tremb. Iku brenda pastaj. Ka ardhur policia pastaj.”, u shpreh banori.





