Në konferencën për shtyp të mbajtur sot, shefi i klubit shumësportësh Teuta, Kreshnik Leka, është shprehur optimist për objektivin kryesor që ka ekipi i Teutës në basketboll për meshkuj për këtë sezon. Teuta do të luajë në finale për titullin kampion kundër Vllaznisë. Sinkron
“Kampionati ka ecur shumë mirë. Kemi patur që në fillim objektiv të mbrojmë titullin. Një tjetër objektiv ishte të fitonim kupën, por për fat të keq nuk arritëm ta merrnim. Këtë sezon kemi besim se do të mund ta plotësojmë objektivin tonë të parë për ta mbrojtur titullin e kampionit.”
Leka është shprehur se ka një interesim shumë të madhe të tifozëve për t’i ndjekur ndeshjet live.
“Pa diskutim, vitet e fundit është rritur interesi për arritjet sportive që ne kemi në basketboll. Ndeshja, finalja e parë që ne kemi, ka shfaqur një interes të lartë për tifozët. Interesimi tek ndjekësit e basketbollit është 100%.”
Ndeshjen e parë të finaleve Teuta e ka ndaj ekipit shkodran të Vllaznisë më datë 14 maj. Trajneri i kampionëve në fuqi, Melzin Lazimi analizoi skuadrën e tij në prag të këtij takimi dhe foli për pritshmëritë duke thënë se synimi i tij është ta ngrejë kupën në finalen e tretë. Sinkorn
Finalja e parë mes Teutës dhe Vllaznisë do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 19.00 në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, në Durrës. Hyrja për tifozët do të jetë falas.