Një 33-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë, pasi ka tentuar të kaloj kufirin nga porti i Durrësit me dokumente false.
“Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin E. P., 33 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara.“, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





