Policia e Durrësit ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi i është gjetur në makinë një sasi kanabisi dhe një shumë parash të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndën narkotike.
“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 21 vjeç, banues në lagjen nr. 1, Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e saj.“, tha policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





