Një 33-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh bënë ndalimin e shtetasit F. D., 33 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.”, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





