Të tjera detaje kanë dalë në dritë për plagosjen e ish-kandidatit të PS Durrës, Ardit Kërtusha.

Blutë e Durrësit raportuan se 31-vjeçari u plagos gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, por konflikti e ka gjenezën më herët

Kërtusha dhe autori i plagosjes, ende i paidentifikuar, kanë pasur edhe një konflikt fizik rreth 20 ditë më parë për çështje pronash.

Ky konflikt ka percipituar sot, pasi autori ka shkuar në lokalin ku Kërtusha ndodhej dhe e ka qëlluar me armë tip pistoletë në këmbë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 13:00 në ambientet e brendshme të një bari në zonën e njohur si Currila.

Lexo edhe:

https://durreslajm.al/kush-eshte-i-riu-i-plagosur-tek-lokali-i-noizy-t-ne-durres-vite-me-pare-kandidonte-per-kreun-e-ps-se-lokale/?fbclid=IwAR0v2f95znXaWeiXjPLYdlqc8BQOyIUG94hcVZIt1-Sg8E57mqYKr4BBFjM