Personi që shikoni në të djathtën e fotos është autori i dyshuar i plagosjes së 31-vjeçarit Ardit Kërtusha, ngjarje kjo e ndodhur ditën e hënë në lokalin e Noizy-t në Durrës.
Ish-kandidati për kreun e PS-së lokale ishte i ulur në një nga tavolinat e lokalit, kur ndaj tij u hap zjarr.
Fillimisht sipas policisë u raportua si një sherr i çastit, që më pas degradoi në përdorimin e armës, por Ardit Kërtusha, në një prononcim pas ngjarjes deklaroi se ndaj tij u krye një atentat.
Mes të tjerash, Kërtusha tha se autori ka pasur dy pistoleta dhe ka qëlluar ndaj tij, por arma iu bllokua dhe ai mundi të largohej. Kërtusha nga kjo ngjarja mori një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.






