Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka tentuar të kalojë në mënyrë të kundërligjshme, jashtë kufirit nga porti i Durrësit, shtetasen M. V., 27 vjeçe, duke e fshehur në kabinën e kamionit.

Policia njofton se gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasja me iniciale: M. V.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, shtetasin S. H., 27 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë në mënyrë të kundërligjshme, jashtë kufirit të Shqipërisë, shtetasen M. V., 27 vjeçe, duke e fshehur në kabinën e kamionit. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja M. V., për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.“, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.