Një ditë pas tragjedisë në Himarë, pushuesit vijojnë të japin shfaqje me motorë uji në afërsi të bregut.
Videoja amatore vjen nga Durrësi.
Në plazhin e madh pranë Portit dy persona drejtojnë mjetet lundruese në një distancë të afërt me pushuesit, duke kryer manovra të rrezikshme dhe duke u rrezikuar kështu edhe jetën.
Pamje të tilla janë të papranueshme kurdoherë, por janë dyfish të rënda kur vijnë një ditë pasi një mjet lundrues i mori jetën një vajze të vogël vetëm 7 vjeçe.





