Një 47-vjeçar është arrestuar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij në Durrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin J. B., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.”, thotë policia.

Po nga këto shërbime u arrestua në flagrancë shtetasi F. K., 33 vjeç, banues në Maminas, Shijak, pasi ka vjedhur një derë, në banesën e shtetasit L. Gj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.