Policia e Durrësit ka reaguar pas publikimit të videos, ku një drejtues i mjetit tip “Range Rover” pa targa metalike në pjesën e përparme, ka bllokuar lëvizjen e një tjetër automjeti.

Në një njoftim lëshuar për mediat, blutë e qytetit bregdetar bëjnë të ditur se shoferit J.V., i kanë vendosur masë administrative prej 43000 lekësh të rinj.

Reagim i DVP Durrës:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetas, drejtues i një automjeti pa targën metalike në pjesën e përparme, duke penguar një automjet tjetër për të vijuar lëvizjen, ju sqarojmë se:

Menjëherë pas marrjes dijeni, shërbimet e policisë Durrës kanë organizuar punën me qëllim identifikimin e shtetasit të shfaqur në video.

Si rezultat, është shoqëruar në Komisariat shtetasi J. V., së bashku me automjetin që drejtonte. Në përfundim të veprimeve ndaj këtij shtetasi është vendosur masë administrative prej 43000 lekësh të rinj, për shkelje të neneve 72, 99 dhe 156 të Kodit Rrugor.