Një 42-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë.

E.K ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Mbi të rëndojnë veprat penale të “Dhunës në familje” dhe “Keqtrajtimit të të miturve”.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturve”, shtetasin E. K., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”.