Një 28-vjeçar është arrestuar në portin e Durrësit pasi Gjykata e Shkodrës e kishte shpallur person në kërkim.
Policia e Durrësit dha detajet:
Specialistët e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit A. K., 28 vjeç, banues në Prizren, pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar person në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.





