Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.1 në Durrës, ku një 25-vjeçare është hedhur nga ballkoni i banesës së saj dhe ka humbur jetën.

Mësohet se e reja vuante nga depresioni.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 08:15, në lagjen nr.1, Durrës, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës së saj dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasja I. V., 25 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.