Babë e bir kultivuan bimë narkotike në oborrin e banesës së tyre, vihet në pranga 75-vjeçari, shpallet në kërkim djali i tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 75 vjeç, banues në Fushë-Krujë, si dhe referuan materialet në Prokurori e u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. D., 45 vjeç (djali i 75-vjeçarit).
Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në oborrin e banesës së tyre, u gjetën dhe u asgjësuan bimë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Vijon puna për kapjen e 45-vjeçarit.





