Një grua është vetëvrarë duke goditur veten me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në Durrës në lagjen nr.17 rreth orës 16:15.
A. D., 54 vjeçe, është dërguar në spitalin e qytetit bregdetar, por nuk ka arritur të mbijetojë, pasi sapo ka arritur në urgjencë ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 16:15, ka shkuar në Urgjencën e Spitalit Durrës, shtetasja A. D., 54 vjeçe, banuese në lagjen nr. 17 Durrës, e cila dyshohet është vetëplagosur me mjet prerës (thikë). Si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





