Policia ka arrestuar një 23-vjeçar nga Gjilani, pasi ka tentuar të kalojë kufirin nga porti i Durrësit me dokumente të falsifikuara.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, shtetasin I. Z., 23 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin me kartë belge, të falsifikuar.”, tha policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





