Rreth orës 17:00 të kësaj të enjteje në parcelën Dr-72 të Kepit të Rodonit ka hyrë për t’u larë një pushues Italian nga Brescia dhe pas disa minutash është gjendur në vështirësi. Thirrjet për ndihmë të shtetasit italian janë dëgjuar nga vrojtuesi i plazhit dhe administratori Bujar Tonuzi, i cili ka ndërhyrë për shpëtimin e tij.
Ndërhyrja ka qenë e vështirë, shprehet vrojtuesi, pasi personi që po mbytej ishte trupmadh dhe ka rrezikuar edhe vetë vrojtuesin.
Pas nxjerrjes me shumë vështiresi në breg , pushuesi italian dhe vrojtuesi jane dërguar me ambulancë drejt Spitalit të Durresit, ku morën edhe ndihmën mjekësore. Të dy janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen nën përkujdesin e stafit mjekësor.





