Siç është bërë e ditur edhe më herët, akset kryesore rrugore të Durrësit do të ndriçohen me teknologji LED.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Emirjana Sako tregon se “sapo ka përfunduar vendosja e ndriçimit në rrugën “Vllazërimi” e gjatë 2 kilometra ku janë vendosur ndriçues LED në të dy krahët e saj”.
Kryebashkiakja shton se 505 ndriçues LED janë vendosur në total në 3 rrugë të qytetit, ndërsa 6 rrugë të tjera janë në proçes dhe 3 të tjera në fazë projektimi.
Postimi:
💡 Vazhdojmë punën për ndriçimin me teknologji LED të akseve kryesore rrugore të qytetit.
📍 Sapo ka përfunduar vendosja e ndriçimit në rrugën “Vllazërimi” e gjatë 2 kilometra ku janë vendosur ndriçues LED në të dy krahët e saj. Ky lloj ndriçimi ndryshon imazhin e zonës si dhe shton sigurinë.
Deri tani ka përfunduar ndriçimi i tre rrugëve ku janë vendosur gjithsej 5️⃣0️⃣5️⃣ ndriçues LED, 6 rrugë të tjera janë në proçes dhe 3 të tjera në fazë projektimi.





