Në prangat e policisë së Durrësit kanë rënë dy shtetas të kapur në flagrancë për vepra të ndryshme penale.

K.K. 42 vjeç u kap duke vjedhur në një market ndërsa shtetasi A.D. 44 vjeç u kap duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi.

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 42 vjeç, pasi u kap duke vjedhur në një market.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.