Kreu i PD-së së Durrësit Igli Cara ka vizituar familjet e përmbytura, të cilat për të tretën ditë radhazi po përballen me këtë situatë.
Duke parë nga afër dëmet dhe duke bashkëbiseduar me ta, Cara thotë se është i gatshëm për t’i dhënë mbështetjen dhe ndihmën e duhur, si bashkëqytetar.
Sipas kryedemokratit durrsak, prania e ujit në banesat e tyre, nuk është vetëm për “faj” të natyrës, por mbi të gjitha, pasojë e mungesës së investimeve dhe indiferencës së pushtetit vendor.
“Të hapësh kanalet në kohë shiu tingëllon paradoksale! Nuk është më normale t’i parandalosh dëmet, sesa të dëmshpërblesh pasojat?! Bashkia e Durrësit edhe këtë herë ka zgjedhur anormalitetin!”, shkruan Cara në një status në rrjetet sociale.
“Të dorëzuar përpara realitetit, kërkesa e çdo banori të qytetit është detyrim ligjor për bashkinë e Durrësit!
Mjaft me propogandë!
Qytetarët paguajnë taksa për të marrë shërbime!”, vijon më tej Cara.