Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi faqen e tij në “Facebook” ka postuar disa foto nga kantieri për ndërtimin e Lungomares së re në Durrës

Krahas fotove kreu i qeverisë shkruan se Lungomare në qytetin bregdetar do të jetë një shëtitore që bashkë me sipërfaqen e zgjeruar të rërës, do t’i japë një përmasë e vlerë të re Durrësit.

Po ashtu, ndërtimi i Lungomares pritet të ketë ndikim pozitiv edhe në sektorin e turizmit në këtë qytet.