Përfundimi i fazës së parë të punimeve për investimin në shëtitoren e plazhit të Durrësit është bërë realitet këtë javë.
Për shumë nga banorët dhe pushuesit, investimi i realizuar është ndërhyrja më e duhur që mund të bëhej në zonën e plazhit.

Shëtitorja e plazhit shtrihet në një gjatësi prej 3 km dhe është investim në vlerën 285 milionë lekë, që po realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Krahas shëtitores bregdetare planifikohet ndërhyrja edhe në fasadat e pallateve të vijës së parë në plazhin e Durrësit.
M.B.





