Të mërkurën e ardhshme do të mbahet mbledhja e Këshillit të ri Bashkiak Durrës të dalë nga zgjedhjet lokale të 14 majit.
Gjatë mbledhjes do të bëhet konstituimi i Këshillit, zgjedhja e drejtuesve të rinj të tij dhe betimi i kryebashkiakes Emiriana Sako.
Vlen të theksohet se pas 4 vitesh Këshilli i ri Bashkiak do të jetë “shumëngjyrësh”, pasi partitë opozitare rikthehen në të 4 vite pas bojkotimit të zgjedhjeve lokale të qershorit 2019.
Lexo emrat:
Njoftimi i plotë i KB Durrës:
Të nderuar qytetarë!
Në zbatim të nenit 48 dhe nenit 60 të Ligjit nr.139, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore” i ndryshuar, ju njoftojmë se ditën e mërkurë, datë 21.06.2023, ora 10.00, në sallën e këshillit bashkiak Durrës, do të zhvillohet mbledhja e parë e këshillit të bashkisë Durrës me këtë rend dite:
Konstituimi i këshillit bashkiak.
Zgjedhja e kryetarit të këshillit bashkiak.
Zgjedhja e zëvendëskryetarit/rëve të këshillit bashkiak.
Ceremonia e marrjes-dorëzimit të detyrës së kryetarit të bashkisë.
Zgjedhja e përfaqësuesit të këshillit të bashkisë në këshillin e qarkut.
Faleminderit.





