Sot në mbrëmje, duke nisur nga ora 19.00 – 23.00, bulevardi “Epidamn” (nga Prefektura deri tek Torra Veneciane) do të jetë e mbyllur për qarkullimin dhe parkimin e mjeteve.

Nisma e bashkisë Durrës do të zgjasë deri në fund të muajit gusht, duke e kthyer një nga rrugët më të frekuentuara të qytetit në pedonale.

Por çfarë mendojnë qytetarët për këtë nismë?

Kthimi i bulevardit “Epidamn” në pedonale shoqërohet me masa të tjera shtesë në rrugët e tjera të qytetit për të zhvendosur trafikun e mjeteve në këto akse.

Kështu gjatë kësaj periudhe (1 – 31 Gusht 2023), qarkullimi i mjeteve do të ndryshojnë në rrugët e mëposhtme sipas kësaj planvendosje:

Rruga “Karl Topia” dhe rruga “Gjergj Komnino”, me një drejtim lëvizje (ngjitja drejt Vilës së Zogut).

Rruga “Telha Çela” dhe rruga “11 Dëshmorët e Stanit”, me një drejtim lëvizje (zbritja në drejtim të Muzeloumit të Dëshmorëve).

Rruga “Anastas Durrsaku” (Segmenti nga Kisha Ortodokse – Shkolla Gjergj Kastrioti), ndalim parkimi i automjeteve.

Rruga “Hysen Matlija” dhe Rruga “Mbretëresha Teuta” (segmenti Shkolla Italiane), ndalim parkimi i automjeteve nga një krah lëvizje.