Bregdeti i Durrësit do të jetë një kantier ndërtimi, pavarësisht se në 30 vitet e fundit shumë beton është hedhur mbi vijën bregdetare.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit, të datës 1 gusht, janë miratuar një sërë lejesh ndërtimi apo zhvillimi për hotele, resorte, agroturizëm, impiante fotovoltaike, por edhe një godinë fakulteti, të gjitha në territorin e bashkisë Durrës.
Në këtë mbledhje kanë marrë dritën jeshile për nisjen e ndërtimit të 2 godinave të para shumëkatëshe, pjesë e projektit të Marinës Turistike, investim ky i kompanive në pronësi të biznesmenit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabar.
Pjesa më e madhe e resorteve turistike që pritet të ndërtohen në vijim në bashkinë Durrës do të ngrihen në bregdetin e Gjirit të Lalzit, por nuk mungojnë strukturat hoteliere edhe në zonën e Plazhit, e mbingarkuar tashmë nga ndërtimet.
Të gjitha lejet e zhvillimit dhe ndërtimit në bashkinë Durrës miratuar nga KKT:
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë e re e Fakultetit të Studimeve Profesionale “Aleksandër Moisiu”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MË dhe veprave ndihmëse, me vendndodhje në Njësinë Administrative Katund i Ri, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqëritë “Albsolar” sh.p.k dhe “H&E Energy” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë” dhe “Godinë banimi dhe shërbimi 1, 6, 7 dhe 8 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë”, Zona 02, Zona e menaxhimi A02 dhe A04, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.a.
Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë Hotelerie dhe Shërbime”, me vendndodhje në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Prime Capital” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë Hotelerie”, me vendndodhje në Rrugën: “Bregu i Detit”, në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Emav Group” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Resorti turistik “Lura 5”, Faza 3”, me vendndodhje në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lura” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Adriatica Resort”, me vendndodhje në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Edil Al-It” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Hotel “Inara”, me vendndodhje në Plazh, Bashkia Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ger.Ard” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë hotelerie”, me vendndodhje në Rrugën: “Pavarësia”, Bashkia Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vila Çipi” sh.p.k.
Leje Zhvillimi: “Strukturë hotelerie”, me vendndodhje përgjatë Rrugës Pavarësia, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Desla” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Ambjente Shërbimi dhe Akomodimi për Agroturizëm” , me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues Z. Shpëtim Kullolli.





