Ashtu siç ishte parashikuar, pas shumë ditësh përvëluese, dielli i ka lënë vendit reshjeve të shiut.
Edhe qyteti bregdetar i Durrësit është përfshirë në një stuhi shiu, ku pushuesit nuk kanë mundur të bëjnë sot plazh.
Shiu vjen pas temperaturave ekstrem të valës afrikane që përjetoi vendi ynë. Gjithsesi moti i keq nuk do të zgjasë shumë pasi fillimi i javës tjetër pritet të jetë me mot të mirë.





