Konflikti i përgjakshmëm Izrael-Hamas vijon të marrë jetë njerëzish. Spitali i miqësisë turko-palestineze në Gaza, i vetmi për pacientët onkologjikë në enklavën e bllokuar, u godit nga sulmet izraelite.
Mjeku Subhi Skaik ka thënë se aeroplanët luftarakë izraelitë, bombarduan katin e tretë dhe se sulmet kanë shkaktuar dëme të mëdha.
Skaik gjithashtu theksoi se bombardimet izraelitë kanë shkaktuar dëme edhe në disa sisteme elektromekanike, dhe se personeli mjekësor dhe pacientët i janë ekspozuar rrezikut.
Në deklaratën e tij të fundit ka deklaruar se ushtria izraelite gjatë ditëve të fundit ka kryer disa sulme në afërsi të spitalit.
Në anën tjetër qeveria turke kishte financuar ndërtimin e spitalit në periudhën nga viti 2011 deri në 2017-n, gjë që është një prej spitaleve më të mëdha në Palestinë me një sipërfaqe prej 34.800 metra katrorë, që shtrihen në gjashtë kate që kanë kapacitete prej 180 shtretërve.