Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Durrës.
Një i moshuar është sulmuar nga dy qen në lagjen 13, në zonën e plazhit.
Bëhet fjalë për shtetasin me me iniciale H.B., 84 vjeç, i cili ka qenë duke ecur në rrugë, kur dy qentë e llojit “Pitbull” e kanë sulmuar.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në lagjen nr. 13, shtetasi H. B., 84 vjeç, është sulmuar në rrugë, nga 2 qen të llojit pitbull. Si pasojë, 84-vjeçari është dëmtuar dhe është dërguar në spital, ku po merr asistencë mjekësore.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe procedimin penal të shtetasit/sve përgjegjës për qentë.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





