Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në lagjen nr.15 në Durrës, ku një 44-vjeçar ka dhunuar psikologjikisht gruan e tij, por madje ka tentuar të kryejë marrëdhënie me vajzën e tij të mitur.
Policia informoi se e ka vënë në pranga shtetasin G.C. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. C., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 15, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 14 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, është arrestuar edhe një 54-vjeçar me iniciale Q. S., banues në lagjen nr. 13, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.





