Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin K. G., 46 vjeç, banues në fshatin Koxhas.

Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, nuk është gjetur në banesë, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata.

Nga burimet policore, mësohet se 46-vjeçari është i dënuar për plagosje të rëndë me dashje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.