Këto janë pamjet që “DurrësLajm” ka siguruar nga vendi ku një qytetar, që lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një autobus.
Për ngjarjen ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia e qarkut, por burime konfirmojnë për “DurrësLajm”, se i plagosuri është transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me aksidentin në Fllakë, blutë njoftojnë se “një automjet me drejtues shtetasin A. K.,54 vjeç, ka përplasur shtetasin S. V., 57 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka ndëruar jetë në vendngjarje”.
Njoftimi i plotë:
Durrës/Informacion paraprak
Mbazdite e sotme, në segmentin rrugor Fllak-Bisht Kamëz, një automjet me drejtues shtetasin A. K.,54 vjeç, ka përplasur shtetasin S. V., 57 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka ndëruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.
Lajmi kryesor:





