Mjeku i urgjencës së spitalit të Kavajës, që ndoqi rastin e futbollistit ganez Raphael Dwamena, i cili ndërroi jetë në fushën e lojës në Rrogozhinë, tha se 28-vjeçari kishte mbërritur në spital me “kodin e zi”, pra pa parametra jetësorë.

Detajet mjeku i dha përmes një interviste për mediat, ku theksoi se të riut i është dhënë ndihma e duhur dhe në kohë rekord, pavarësisht se nuk u arrit t’i shpëtohej jeta.

Ndiqni intervistën e plotë: