Katër persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit për dhunë në familje.

Në pranga ranë B. V., 50 vjeç, banues në fshatin Arapaj, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe 19-vjeçari F. B., banues në lagjen nr. 7, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Gjithashttu efektivët e policisë arrestuan shtetasin A.Gj., 37 vjeç, banues në lagjen nr. 13, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij dhe shtetasin K. M., 36 vjeç, nga Kavaja, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.